Pas SHBA dhe Kanadasë, Facebook ka prezantuar aplikacionin ”Messenger Kids” edhe në 70 vende të reja. Aplikacioni ka target fëmijët nën 13 vjeç dhe kontrollohet nga prindërit. “Me shkollat të mbyllura dhe njerëzit larg fizikisht, prindërit po kthehen në teknologji më shumë se kurrë për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të lidhen me miqtë dhe familjen”, shpjegon shefi i sigurisë në Facebook, Antigone Davis në blogun e kompanisë. Messenger Kids është një ‘video chat dhe mesazhe që ndihmon fëmijët të lidhen me miqtë dhe familjen në një hapësirë argëtuese, të kontrolluar nga prindërit.
Aplikacioni u prezantua në SHBA vitin 2017, më pas u shtri në Kanada dhe disa vende të tjera dhe ka për qëllim fëmijët ‘nën 13 vjeç’, hyrja e të cilëve është e ndaluar në Facebook. Prindërit mund t’i lejojnë fëmijët të vendosin emrin e tyre dhe foton e profilit të dukshme, dhe fëmijët mund të paraqesin kërkesat e miqve të tyre. Në SHBA, disa aktivistë kanë argumentuar se aplikacioni mund të jetë i dëmshëm për fëmijët duke i përthithur ata shumë në aktivitetet në internet