Categories Teknologji

Facebook-u bllokon dhjetëra mijëra aplikacione

Zyrtarët e rrjetit social, Facebook, kanë thënë se i kanë bllokuar dhjetëra mijëra aplikacione si pjesë e hetimeve për rastin “Cambridge Analutica”, i cili ishte bërë skandal për shkak të marrjes së të dhënave të përdoruesve.

Aplikacionet e bllokuara ishin të ndërtuara nga rreth 400 zhvillues aplikacionesh, ndërsa zyrtarët e Facebook-ut thanë se jo të gjitha aplikacionet paraqisnin rrezik për përdoruesit e tyre. Kompania ishte përballur me presion të madh vitin e kaluar pasi ishte zbuluar se “Cambridge Analytica” kishte pasur qasje në të dhënat e përdoruesve të rrjetit social pa leje.

Besohet se firma këshilluese politike i ka përdorur këto të dhëna për të bërë reklama politike ndaj një audience të caktuar. Në korrik të këtij viti, Facebook-u u dënua me pesë miliardë dollarë nga Komisioni Federal i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara. Ky ishte dënimi më i mad hi dhënë për shkelje të privatësisë së klientëve.

Skandali me kompaninë “Cambridge Analytica”, në të cilin janë prekur të dhënat e miliona njerëzve, e ka dëmtuar shumë rrjetin social. Prej asaj kohe, gjiganti teknologjik është përballur me padi dhe kritika ndërkombëtare. Në përpjekje për t’i përmirësuar standardet e sigurisë dhe imazhin e kompanisë, udhëheqësit e rrjetit social në mars të vitit të kaluar e filluan një hetim për aplikacionet e përfshira në platformën e rrjetit dhe i angazhuan qindra avokatë, inxhinierë edhe ekspert të dhënash, shkruan “BBC”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME