Categories Lajme

Fakte interesante për çdo qark të Shqipërisë: Gjirokastra prodhon më shumë mbeturina…

Edicioni 2020 i Vjetarit Statistikor Rajonal sapo është botuar duke ofruar një përmbledhje të të dhënave kyçe social-ekonomike për prefekturat e vendit. Ky publikim është thelbësor për përmirësimin e zhvillimit rajonal dhe vendor.

“Ky publikim paraqet në një vëllim një përmbledhje të përgjithshme të statistikave sociale dhe ekonomike për të gjitha prefekturat e vendit. Vjetari Statistikor Rajonal mbetet një nga publikimet më të rëndësishme të INSTAT-it, dhe këtë vit kemi shtuar më shumë tregues vendorë në nivelin rajonal dhe atë bashkiak. Gjithashtu planifikojmë të përmirësojmë këtë vjetar për vitin 2021 me tregues të rinj vendorë dhe me vizualizime më miqësorë për lexuesit. Gjej rastin të falënderoj Ambasadën e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj INSTAT në përmirësimin e statistikave për vendime më të mira nga përdoruesit”, deklaroi Elsa Dhuli, Drejtore e Përgjithshme e INSTAT.

Raporti ka disa gjetje interesante për secilin qark. Gjirokastra është qarku me gjenerimin më të madh të mbeturinave (0,75 ton) për frymë; Qarku i Elbasanit është i dyti për nga numri i gjedhëve (43,100 krerë);  Durrësi është Qarku i dytë për nga numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara për ndërtesa të reja (152);Berati është qarku me prodhimin më të madh të ullinjve, duke mbuluar 14% të prodhimit gjithsej; Qarku i Dibrës ka mesataren më të ulët mujore për shpenzimet për familje (67,805 lekë);

Fieri është Qarku i dytë për PBB-në rajonale për frymë (599,000 lekë); Korça është Qarku i dytë për pjesëmarrje në forcat e punës (68.4%), për popullsinë 15+;Kukësi është Qarku me shkallën më të lartë të rritjes natyrore të popullsisë(7.42) për 1.000 banorë; Lezha është Qarku me shkallën më të lartë të papunësisë (17,7%), për popullsinë 15+;

Shkodra ka përqindjen më të lartë e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm privat (17,8 %), në krahasim me arsimin publik; Qarku i Tiranës ka shkallën më të lartë të migrimit të brendshëm neto (10,5) për 1.000 banorë Vlora është Qarku me prodhimin më të madh të agrumeve, 68% e prodhimit gjithsej./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME