Categories Kuriozitete

Fakte që (nuk) i dinit për Nobelin e Ekonomisë

Çmimi Nobel për Ekonominë iu dha sot amerikanëve Paul Milgrom, 72 vjeç dhe Robert Wilson, 83 vjeç. Ata janë ekspertë të ankandeve, puna inovative e të cilëve u përdor në veçanti për alokimin e frekuencave të telekomit. “Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike, në kujtim të Alfred Nobelit, u jepet atyre për përmirësimin e teorisë së ankandeve dhe shpikjen e formateve të reja të tyre”, theksoi juria e Akademisë Suedeze të Shkencave .

Çmimi Nobel në shkencat ekonomike nuk është një nga çmimet origjinale të Nobelit dhe u dha për herë të parë në vitin 1969. Çmimi u krijua në vitin 1968 nga Banka Qendrore Suedeze, në kujtim të Alfred Nobelit, shpikësit të dinamitit, i cili caktoi çmimet në kimi, mjekësi, fizikë, letërsi dhe paqe, që janë dhënë që nga viti 1901.

Meqenëse çmimi i ekonomisë u caktua veçmas, ai ka qenë i diskutueshëm. Fondacioni Nobel nuk e njeh zyrtarisht si një çmim Nobel, por e përcakton atë si çmimin e Bankës Qendrore Suedeze, Sveriges Riksbank. në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit. Vlera e tij është sa çmimet e tjera, që këtë vit ishte 9 milion korona (908 000 dollarë).

Fakte të tjera për çmimin në ekonomi: – Çmimi është dhënë çdo vit që nga viti 1969. Deri në vitin 2019, u është dhënë 84 personave. – Deri në vitin 2019, janë dhënë 25 çmime për fitues individualë, 19 për grupe me nga dy persona dhe shtatë çmime për grupe me nga tre persona.

– Dy gra kanë fituar këtë çmim, Esther Duflo në vitin 2019 dhe Elinor Ostrom në 2009. – Pjesa më e madhe e fituesve kanë qenë amerikanë.  – Fituesja me e re në ekonomi ka qenë franko-amerikania, Esther Duflo, 46 vjeç.m– Më i vjetri, polako-amerikani i lindur në Moskë, Leonid Hurwicz, 90 vjeç kur fitoi në vitin 2007. – Esther Duflo dhe Abhihjit Banerjee ishin çifti i parë i martuar të cilët fituan çmimin në vitin 2019. – Asnjë nga fituesit e ekonomisë nuk ka fituar çmimin më shumë se një herë. – Makroekonomia është fusha më e zakonshme e kërkimit për fituesit e ekonomisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME