Categories Kulture

Fakte qe Vlora ka patur me shume se 7 xhami!

Thuhet qe Vlora e bashkёjetesёs sё besimeve(600 vjet traditё Vlora & islami), deri nё vitin 1967 ka patur 7 xhami. Sot ruhen nё gjendje tё mirё dy prej tyre, Xhamia e Muradies dhe Xhamia e Neshat Pashёs (Xhamia e Kuqe).
Ne te vertet shume e permendin edhe nje xhami ne qender te Vlores se dikurshme por askush nuk e llogarit ne numrin total. Ne do ju faktojme me foto kete xhami dhe 2 xhami te tjera qe kane ekzistuar ne rrethinat e Vlores. Per te paren kemi foto te pakundershtueshme , kurse dy te tjerave i referohemi citimeve orrigjinale te fotografeve :

1. Xhamia e Neshat Pashёs (Xhamia e Kuqe) ndoshet ne qender te lagjes Muradie. Tyrbia e saj ka qenё mauzole i familjes sё Neshat Pashajt.

2. Xhamia e Agallinjve nё lagjen Partizani, ka qenё vendosur pranё njё çezme qё quhej çezma e Mademit ose e burimit sic e njohim edhe nga fotot e pasqyruara nga fotgrafet italiane gjate luftes se pare botrore dhe është ndërtuar nga të parët e familjes së Agallinjëve, një fis i dëgjuar në Vlorë.

3. Xhamia e Demirajve e ndёrtuar nga familja e njohur vlonjate e Demirajve, ka qenё gjithashtu nё lagjen Partizani, ose pergjate rruges per ne lagje te re.

4. Xhamia e Vrenezit ka egzistuar deri nё vitn 1960 dhe ka qenё pranё shtёpisё sё patriotit tё njohur Abdulla Ibrahimi nё lagjen Vrenez, e cila ka sherbyer me pas edhe si zdrukthtari.

5. Xhamia e Tabakut ka qenё nё anё tё rrugёs qё tё çon drejt spitalit, tek vetsherbimi. Ajo ka mbajtur emrin e Tabakut, mbasi pas saj kanё qenё vendosur zejtarёt qё merreshin me regjjen e lёkurёve. Arkitektura e saj ka qenё e ngjashme me atё tё Xhamisё sё Et’hem Beut nё Tiranё.

6. Xhamia e Mavronjotёve, quhej kёshtu mbasi ёshtё ndёrtuar nga paria e fshatit Mavrovё. Ajo ka qenё vendosur nё sheshin e Flamurit, por nё fund vitit ’19 fillim vitet ’20 nga Bashkia dhe Urbanistika e kohёs u rrafshua dhe nё vend tё saj u ndёrtua Banka Kombёtare Tregёtare.

7. Xhamia e Muradies, ёshtё ndёrtuar nё vitin 1537 nga Sulltan Sulejmani i Madhёrishёm, gjatё rrugёs pёr nё Korfuz pёr ekspeditёn e Pulias. Ajo mendohet tё jetё projektuar nga Arkitekt Sinani, arkitekti i famshёm i Perandorisё Osmane me origjinё shqiptare. Deri nё vitin 1920 ajo quhej Kuršunli xhami (Xhamia e Plumbit) dhe mbas kёti viti mori emrin e lagjes ku ёshtё vendosur dhe u quajt Xhamia e Muradies.

8. Xhamia perball me muzeun historik. Kjo xhami është përdorur si Mejtep (shkollë e ulët fetare islame) për femrat. Kjo xhami ekzistonte deri ne fotot e viteve 1918. dhe me pas minareja e kesaj xhamie u shkaterua per arsye te paditura , por godina e saj ka ekzistuar deri ne vitin 1984 – 85 ku u prishen te gjitha objektet perreth sheshit te flamurit per ti hapur rruge hotelit ne qender te tij…. Por cuditerisht emri i xhamise ne fjale nuk eshte percjell,….

9. Xhamia V.Parabashi ne shume foto citimi original tregon vendodhjen e saj ne hyrje te Vlores 1916. Por nuk kemi shume detaje te tjera rreth saj….

10. Xhamia e 10. Shohim ne foto vetem minaren e saj , e zbuluar nga ushtare italiane gjate luftes se pare botrore te cilet e zbuluan dhe shkruhet ne citimin original se vendodhja eshte ne rrethinat e Vlores dhe shihet edhe tereni ranor i saj qe mendohet afer detit. Por pervec vendodhjes ne rrethinat e Vlores dhe viti 1917 nuk ka asnje detaj tjeter rreth saj…..

Te faktuara Vlora ka patur 8 xhami brenda qytetetit, pra me shume se 7 – te, ,dhe 2 xhami qe nga citimet origjinale te fotove nga fotografet e kohes te cilet i kane shkrepur ato shkruajne se ato ndodhen ne rrethinat e Vlores, fatkeqsisht te dyja fotot nuk kane objekte referimi perreth qe mund te dalloheshin akoma me sakte, por kjo nuk do te thote se citimi shoqerues i tyre nuk eshte i sakte……..

Shkruar nga Vlora Ime ♥️

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME