Categories Lajme

Fakte të reja/ Masakra në lokalin e Muratit në “Don Bosko”, policia arrin në gjurmët e njërit prej autorëve

Policia ka zbuluar ditët e fundit se një nga personat e dyshuar për masakrën e Don Boskos, ku nga sulmi me armë në lokalin e të shumëkërkuarit Fatjon Murati mbeti e vrarë banakierja, Mimoza Paja, ka udhëtuar një javë përpara krimit, nga Gjermania në Prishtinë dhe ka hyrë në vendin tonë, në fundjavë duke mos u regjistruar të TIMS.

Sipas hetuesve personi i dyshuar me rekorde të theksuara kriminale e ka bërë këtë lëvizje me qëllim për të fshehur gjurmët dhe përfshirjen në ngjarjen e rëndë.

Policia thotë se ka siguruar të dhëna në rrugë konfidenciale, që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve të mundshëm të ngjarjeve.

Grupi i hetimit është fokusuar tek dy emra konkretë, njëri prej të cilëve i ka mbijetuar më herët një atentati, ndërsa tjetri është personazh jo shumë i njohur, por dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje për motive hakmarrje.

Aktualisht, grupi i hetuesve ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në qarkun e Tiranës, në Fushë Krujë e Durrës dhe po i këqyr me kujdes për të rindërtuar trajektoren e lëvizjeve të autorëve para dhe pas ngjarjes, pasi në këtë mënyrë do të mund të zbulojë se prej nga u nis automjeti për të kryer masakrën.

Atentati në Don Bosko dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje ndaj vrasjeve të ndodhura në Tiranë, Fushë-Krujë, Laç e Lezhë, ku në shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj. Kjo vijon të jetë ende pista më e fortë që ka prokuroria.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e të dielës së 12 marsit, kur dy persona të armatosur me kallashnikov, qëlluan me breshëri mbi lokalin në pronësi të Fatjon Muratit në rrugën Anastas Shundi.

Nga breshëria e armëve humbi jetën banakierja Mimoza Paja, mbeti e lënduar mbesa e saj 10-vjeçare, u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë. Atentatit i mbijetoi vëllai i Fatjonit, ndërsa ky i fundit i cili do të duhet të ishte në arrest shtëpie u arratis dhe mendohet të jetë larguar nga Shqipëria në Kosovë e prej andej në Turqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME