Categories Lajme

Fakti që në Shqipëri nuk ka asnjë rast me COVID-19 po çudit dhe OBSH

Fakti që në Shqipëri nuk ka ende asnjë të infektuar me koronavirus po çudit edhe eksperët e OBSh-së të cilët po e marrin si rast studimi.

Raul Gonzales,  Drejtori i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri, në mbledhjen e sotme në Task Force tha se është një rast që po studiohet ndërsa nënvizoi rëndësinë për të besuar institucionet.

Raul Gonzales: Do vë theksin tek pyetja më e zakontë pse nuk ka asnjë rast në Shqipëri. Ajo që do ju kërkoja si përfaqësues i OBSh, duhet të keni besim tek institucionet dhe kapaciteti i ekspertëve të cilët një pjesë e mirë janë të çertifikuar ndërkombëtarisht.  

Sigurisht ka shumë për të bërë. Sapo jam kthyer nga Spanja dhe ne kemi raste të personave të infektuar me COVID, pse ndodh që në Shqipëri nuk ka. Ne jemi ende duke e mësuar. Kjo është diçka e re për ne. Personat që u zbuluan në Spanjë nuk kishin pasur fare kontakt me vendet ku incidenca është më e shpeshtë.” 

Përfaqësuesi I OBSH-së vuri theksin dhe tek fake news.

“Nuk duhet të shpërndajmë lajme fake sepse i bëjnë keq jo vetëm shëndetit tonë por dhe ekonomisë.” u shpreh  Drejtori i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME