Categories Showbiz

“Faleminderit që u shpëtove fëmijëve të mi, nënën!” / Artistja e njohur, Justina Aliaj, falenderon publikisht doktoreshë Najada Çomo

Kudo që hedhim sytë shohim njerëz të mbuluar me maska, kudo që shkojmë flitet për Covid-19, nëpër kafene, në punë, në shkolla, në çdo kanal televiziv, kudo, kudo… Ka kaluar më shumë se një vit që i gjithë njerëzimi mbrohet dhe lufton kundër këtij virusi i cili paralizoi të gjithë globin. Por ky virus, që transformoi tërësisht jetët tona, la pas edhe histori frymëzuese, siç është edhe historia që çeli rrugëtimin e programit “Dua të të bëj të lumtur” në këtë sezon të pestë të tij.

Muaj më parë u dha lajmi se artistja e njohur nga Shkodra, Justina Aliaj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se po luftonte me Covid-19 në spitalin e infektivit në Tiranë. Fatmirësisht pas një kohe të gjatë kurimi dhe me përkujdesjen e mjekëve, ajo i’a doli mbanë që të mposhtë këtë sëmundje dhe ti rikthehej normalitetit shëndoshë e mire. I gjithë ky rrugëtim për të nuk ishte i lehtë, por mbresa të mëdha tek ajo kishte lënë i gjithë përkushtimi dhe profesionalizmi i stafit mjekësor, por veçanërisht ai i doktoreshë Najada Çomo. Për këtë arsye, Justina kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” që të falenderonte publikisht doktoreshë Najadën që i kishte shpëtuar jetën.

“Doktoresha ime të ftova këtu për të të falenderuar për çdo gjë që bëre për mua gjatë kohës që isha sëmurë. Të falënderoj që u shpëtove fëmijëve të mi nënën!”,- u shpreh Justina.
Ndërkohë, Justina nuk ishte e vetmja e ftuar surprizë për doktoreshë Najadën, pasi programi “Dua të të bëj të lumtur” në studio kishte sjellë edhe vajzën e doktoreshës, Greisin e cila me mesazhin e saj: “Mami të dua shumë!”, përloti Najadën. Nën emocione të forta dhe përlotje, kjo surprizë u mbyll me një performancë nga artistja e mirënjohur, së cilës i kishte munguar skena dhe kënga për më shumë se 5 muaj për shkak të infektimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME