Categories Lajme

Falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Dhërmi, arrestohet drejtori dhe 2 të tjerë

Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, një specialist i kësaj drejtorie dhe një 51-vjeçar nga Himara u arrestuan këtë të premte në një operacion të koduar “Formulari” nga policia e qytetit bregdetar.

Sipas burimeve zyrtare, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve

–Bardhyl Gjika, 60 vjeç, banues në Vlorë.
–Kreshnik Mino, 37 vjeç, banues në Vlorë.
–Spiro Duni, 51 vjeç, banues në Himarë.

Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Formulari”, për goditjen e veprimtarisë k riminale të falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve: -B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë. -K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë. -S. D., 51 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME