Categories Lajme

Falsifikoi dokumente dhe vodhi të ardhurat e shoqërisë ku punonte, arrestohet i shpalluri në kërkim në Elbasan

Një person ka rënë në pranga mbrëmjen e sotme në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim kompetencave”.

Sipas polcisë, në pranga ka rënë një person me inicialet A. X., i cili punonte si administrator i një shoqërie aksionere dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë duke vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie.

Arrestimi i tij erdhi pas një viti hetimesh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Vijon operacioni “Informaliteti” për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushat e krimit ekonomik, evazionin fiskal dhe falsifikimin e dokumenteve.

Operacioni pas një hetimi 1 vjeçar, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihet në pranga një shtetas për disa vepra penale.

Sekuestro preventive edhe aksioneve që ky shtetas kishte në kompaninë ku ishte ortak.

Në vijim të zbatimit të planit të masave kundër informalitetit financiar dhe në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim kompetencave” , ka vijuar operacioni policor i koduar “Informaliteti”

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan e cila më datë 03.12.2019 kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për shtetasin A. X., lindur dhe banues në Cërrik ,Elbasan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është administrator i një shoqërie aksionere dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë duke vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

Po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Policia e Elbasanit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME