Categories Lajme

Familja e Jan Prengës mori një pajtues gjaqesh në Dukagjin, në skenë del Gentian Doçi, Policia e dinte që viktima ishte në Shijak…frika e dekonspirimit shtyu operacionin

Zbulohen detaje të reja nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Burime bëjnë me dije se Policia e Shtetit kishte dijeni që ditën e parë për vendndodhjen e Jan Prengës në kompleksin Golden në Shijak, por se operacioni për shpëtimin e tij, u pezullua pasi pati dyshime se u dekonspirua.

Në këtë moment, bëjnë me dije të njëjtat burime, familja e viktimës kontaktoi një pajtues gjaqesh në Dukagjin, i cili do të negocionte me familjen Hajri në Shijak për të bërë dorëzimin.

Ishte kjo arsyeja pse familja nuk pranoi të fliste në Polici, por iu tha se shkak të pengmarrjen mund të ishte një sasi parash borxh, por vetëm kaq. Por ishte vonë, pasi po më 17 janar, Jan Prenga, ishte rrëmbyer, rrahur, torturuar e vrarë.

Dje u publikuan identitetet e 4 personave që organizuan dhe porositën rrëmbimin e babait të 5 fëmijëve. Porositësi, sqarojnë sot burime pranë prokurorisë është Dritan Rexhepi, profilin e detajuar të të cilit, mund talexoni këtu. Ai nuk ishte i vetëm, pasi në të njëjtën ‘hierarki’ kriminale janë edhe dy shkodranët, Gentian Martini Doçi, (dy familjarë të të cilit u shoqëruan ditën e sotme nga policia), si dhe një person tjetër i identifikuar si M.Bajri. Altin Hajri, ishte hallka e tretë e zinxhirit të organizatës. Ai mori urdhrin nga personat e mësipërm dhe krijoi grupin që do ta rrëmbente atë.

Rrëmbimi i Prengësu zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit.

Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion…

Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador.

Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME