Categories Sport

Familja e Ronaldos reagon kundër Van Dijk: Kur të fitosh ndonjë trofe …

Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, duke parakaluar Cristiano Ronaldon me 5 të tillë, por një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga familjarët e portugezit, që shpërthyen në rrjetet sociale. Motrat e Ronaldos reaguan mjaft ashpër, njëra prej të cilave u kap me deklaratën e mbrojtësit holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe tjetra ngriti pyetjen se çfarë ka fituar më shumë Messi, që meritoi trofeun këtë sezon.

“I dashur Virgil, kur të fitosh trofe të rëndësishëm, që vlejnë, atëherë flasim bashkë. Duhet të dish që Ronaldo nga ata ka fituar shumë dhe plot 5 herë Topin e Artë. Ronaldo është një kampion në vendet ku ka luajtur dhe në Premier League është shpallur edhe golashënuesi më i mirë. Kur të fitosh edhe t’i disa tituj, atëherë mund të ulesh në një tavolinë me Ronaldon”, shkroi Katia Aveiro, pas deklaratës së Van Dijk, që tha se nuk e kuptonte pse Ronaldo ishte pretendent për të fituar Topin e Artë.

“Nuk kam asgjë me këtë djalë (Messin), por thjesht nuk e kuptoj çfarë ka fituar më shumë se vëllai im, që të marrë këtë çmim”, shkroi motra tjetër e yllit të Juventusit, Elma Dos Santos. Nuk mund të ngelte pa reaguar edhe mamaja e portugezit, që në një status në rrjetet sociale shprehu gjithë mbështetjen ndaj të virit, duke e cilësuar si “heroin dhe krenarinë e familjes dhe të gjithë Portugalisë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME