Categories Lajme

Familja Lepuri nga fshati Poro i Vlorës bëjnë apel për ndihmë, gjendje e mjerueshme (Foto)

APEL PËR NDIHMË 0692510246

Kur përvec fatëkeqësisë që ti ke, duhet të durosh mbi supe edhe fatëkeqësitë natyrore. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë gjendja e familjes Lepuri nga Poro e Vlorës pas tërmetit të datës 26 Nëntor që preku edhe Vlorën.

Një familje e varfër me 4 antarë, Babai Leonidha, e ëma, dhe dy cunat në moshë madhore të cilët trajtohen me mjekime pasi vuajnë nga hendipake mendore, teksa djali i madhë përvec problemeve mendore ka shqetësime shpesh herë edhe nga zemra. Të katërt antarët e kësaj familje cdo ditë i duhet të jetojnë në stallën e bagëtive, pasi nuk marrin dot guximin të futen në shtëpinë e tyre pasi cfarë bie jasht bie brenda, teksa frika e tërmetit i ka tërrorizuar.

Një shtëpi plot me lagështi që mjafton një ditë me rreshje shiu dhe i bien murret shpesh herë edhe mbi kokat e tyre sic shprehet edhe zonja e shtëpisë, teksa kjo rënie e mureve shkakton panik tek të katërt antarët të cilët mendojnë se po bie sërish tërmet dhe shtëpia me muret që nuk mbajnë do i zëjë brenda. Një familje e cila mbijeton në kushte katastrofike tashmë duhet të duroj edhe pasojat e tërmetit.

Shtëpia e tyre është tashmë e pabanueshme, prandaj të katërt antarët e kësaj familjeje i kanë sytë nga Shqiptarët, biznesmenët, cdo person që ka mundësi ti ndihmoj. Bëjnë apel për ndihmë dhe kërkojnë vec të kenë një shtëpi ku të munden të flenë rehat, një shtëpi ku të fusin kokën, vec kaq, pasi nuk mund të flen më në qiell të hapur në stallën e bagëtive .Kush ka mundësi ti ndihnojë mund të kontaktoj kryefamiljarin Leonidha Lepuri në këtë numër telefoni: 0692510246

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME