Categories Lajme

Familja mbretërore vishet kuq e zi

Trashëgimtari i familjes mbretërore Zogu, djali i vetëm e Princit të Kurorës dhe nipi i Zogut të Parë, ka publikuar sot një foto krah bashkëshortes së tij Elia Zaharia Zogu, një mesash urimi me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Princ Leka II dhe Elia Zaharia, të veshur kuq e zi, kanë shpërndarë në Facebook mesazhin ku bëjnë thirrje që të reflektojmë për sakrificat e popullit tonë dhe të mos shuhet shpresa për ditë më të lumtura në Shqipëri.

Në postim thuhet:

Hemorragjia e një rinie që e kërkon të ardhmen jashtë atdheut, duhet të jetë një këmbanë e fortë alarmi për një reflektim të sinqertë dhe mbi të gjitha patriotik.”
Gjithashtu, familja mbretërore “predikon” edhe për bashkim kombëtar, teksa shkruan “Rroftë Bashkimi Kombëtar!”

Mesazhi i plotë i familjes mbretërore:

Të dashur Motra dhe Vëllezër, “Qytetarë dhe qytetare të mbarë Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi e Çamërisë, Bashkatdhetarë kudo që ndodheni,
Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Flamurit tonë të zemrës, Atdheut tonë të dashur.
Në këtë ditë të shënuar të gjithë ndihemi krenarë dhe përkujtojmë luftrat dhe sakrificat e popullit tonë për të qënë I lirë dhe I pavarur, duke ruajtur krenarinë e shqiptarit në çdo situatë që ndodhemi, brenda e jashtë Atdheut.
Kjo ditë e shenjtë kombëtare duhet jo vetëm të na gëzojë, por edhe të na bëjë të reflektojmë! T’i shtrijmë dorën më të dobtëve dhe të margjinalizuarve, të mos pranojmë arrogancën, të punojmë për një shoqëri të hapur, tolerantë dhe solidare. Ne nuk mund të lejojmë që diferencat sociale dhe ekonomike të cënojnë dinjitetin e barabartë të qytetarëve dhe barazinë e tyre para ligjit.
Hemorragjia e një rinie që e kërkon të ardhmen jashtë atdheut, duhet të jetë një këmbanë e fortë alarmi për një reflektim të sinqertë dhe mbi të gjitha patriotik.
Motra dhe vëllezër, ju bëjmë thirrje të mos shuajmë shpresën për ditë më të lumtura në këtë vend të begatë. Shqipëria meriton dashuri dhe besim, ua kemi borxh të parëve tanë, etërve të kombit!
Familja Mbretërore do të jetë kurdoherë në shërbim të kombit shqiptar, pa kushte, me përkushtim të plotë, me dashuri vëllazërore dhe me besim të pakompromis në Zot e në Atdhe.
Rroftë Kombi Shqiptar! Rroftë Bashkimi Kombëtar!”/JOQ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME