Categories Lajme

Momenti i zbulimit të bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Maschito, Itali

Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko mori pjesë sot në ceremoninë festive të 28 Nnëtorit në komunitetin arbëresh në qytetin Maschito, në Itali. Gjatë kësaj vizite Ministri është shoqëruar nge kreu i bashkisë së Maschitos, Rossana Musacchio Adorisio.

Programi i veçantë i përgatitur për këtë eveniment përmbante këngë dhe interpretime të ndryshme të komunitetit arbëresh. Ministri i Shtetit për Diaporën në fjalën e tij përshëndtetëse theksoi edhe një herë rëndësinë e të qenit të bashkuar nëpërmjet gjuhës dhe traditave shqiptare.
“Jemi shumë, të shpërndarë nëpër botë, kudo, në Australi, Amerikë, Alaskë, Ukrahinë, etj dhe është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë ti mësojmë brezit të ri gjuhën shqipe, kulturën dhe traditat e vendit tonë” – tha Ministri.

Ndërsa kryebashkiakja e Maschitos theksoi edhe një herë krenarinë e këtij komunitetit për origjinën e tij shqiptare dhe lidhjen e fortë që ruajnë me figurën Gjergj Kastriot Skënderbeut. Aktiviteti më i rëndësishëm i kësaj vizite ishte inaugurimi i bustit të “Gjergj Kastriot Skënderbeut”, krijim i skulptorit shqiptar Vladimir Llakaj dhuruar komunitetit të Maschitos nga Ministri i Shtetit për Diasporën.
Busti i vendosur në sheshin “ San Francesco” do të jetë gjithmonë një shenjë krenarie për prejardhjen e këtij komunitetit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME