Categories Lajme

Familja me 9 anëtarë jeton në çadër pas tërmetit: Kërkojmë strehim, s’mund të jetojmë kështu (VIDEO)

FUSHË KRUJË– Familja me 9 anëtarë në fshatin Mazhe e Madhe të Fushë-Krujës jeton në një çadër pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi shtëpinë. Ekspertët verifikuan banesën e tyre dhe e kanë shpallur të pabanueshme. Një nga djemtë e familjes është invalid dhe e ka të pamundur jetesën në kushtet e një çadre. Kryefamiljari Bajram Masha thotë se jetesa në çadër është e vështirë pasi është shumë ftohtë dhe që nuk ka marrë bonus qiraje. Ai shprehet se nuk mund të largohet nga fshati pasi ka edhe gjenë e gjallë. Situata që ndodhi na shkatërroi, por me vdekje s’kena asnjë njeri, por përjashtë jina në çadra, jena 9 vetë, t’i ndërtojnë të gjitha të vënë dorën në zemër. Djali ësht me tre goca të vogla. Ku t’i qis unë plaçkat, i kam mbuluar këtu. Bonus qiraje nuk na kanë dhanë, më thanë shko te banka, por unë s’kam ku të iki kam lopët. Ku të iki nga këtu, s’kam se ku se jam fshatar”, tha kryefamiljari Bajram Masha Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha në 7 fshatra të zonës së Bilajt të Fushë-Krujës. Më të prekurit janë fshatrat Mallkuç, Mazhe e Vogël, Mazhe e Madhe dhe Budull.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME