Categories Kuriozitete

Familja që po udhëton botën me një varkë me vela për t’i shpëtuar pandemisë

Një familje hungareze ka marrë një mision të vështirë e të bukur njëkohësisht, të jetojnë në një varkë me vela për t’i shpëtuar pandemisë. Familja Bosze, nga Hungaria kanë nisur të udhëtojnë botën me një anije 50 metra. Familja përbëhet nga babai, nëna dhe dy vajzat. Gjithçka nisi verën e kaluar, kur ata u nisën nga një port në detin Adriatik në Kroaci për të udhëtuar drejt Italisë dhe Spanjës më pas, ku u ndalën në Kepin Verde.

Ditën e Krishtlindjeve ata mbërritën në Martinique, ndërkohë që aktualisht ndodhen në ishullin Shën Marini në Karaibe. Babai punon me shkenca kompjuterike dhe shfaqet mjaft i lumtur që kalon kaq shumë kohë me familjen. Vajzat studiojnë online, duke e bërë procesin më fleksibël.

“Moti përcakton drejtimin për të marrë, sepse stinët e uraganeve dhe cikloneve vendosin kufijtë për lundrim në secilin rajon“, shpjegoi çifti. Familja Bosze nuk ka një datë kthimi apo një datë kur udhëtimi i tyre do të përfundojë, por diçka e kanë të qartë, pa përfunduar pandemia, udhëtimi nuk do të ndalojë.

“Ne nuk kemi në plan të kthehemi para pesë ose gjashtë vjetësh,” shpjegoi Bosze.  Rruga është për në perëndim: pas Panamasë, ata do të kalojnë Paqësorin Jugor dhe Oqeanin Indian. Ata gjithashtu krijuan një ditar në internet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME