Categories Covid-19, Lajme

Familjarët mohojnë se ishte e prekur nga Covid, reagojnë institucionet në Kosovë

Vdìq teksa priste të bënte transplantin e veshkës, familjarët mohojnë se ishte e prekur nga Covid, reagojnë institucionet në Kosovë Dy ditë më parë ndërroi jetë 19-vjeçarja Nazlije Sherifi nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë në veshka dhe për këtë i duhej me patjetër një transplant, por nuk mundi as ta kryente atë, pasi nuk arriti të mbijetonte. Ndërkohë ditën e djeshme u raportua se ajo kishte ndërruar jetë nga Covid-19. Por ky lajm nuk është pritur mirë nga familjarët e saj, sipas të cilëve IKSHPK ka mashtruar në këtë rast, pasi 19-vjeçarja nuk ka qenë fare e infektuar me Covid-19.

Vëllai i së ndjerës shkroi: Falenderoj IKSHP për mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia do qejfi, do vijë koha kur do demaskohen të gjithë ata që po tentojnë të bëjnë padrejtësi në këto ditë të rënda për ne. Nga ana tjetër IKSHPK ka reaguar ditën e sotme dhe ka sqaruar se 19-vjeçarja ka qenë dy herë e infektuar. Deklarata e plotë e IKSHPK-së: Laboratoret e IKSHPK njoftojnë se mostra e pacientes N.Sh. (2001) nga Mitrovica fillimisht është dërguar në IKSHPK Prishtinë më datën 2 janar 2021 me kërkesën e Spitalit tëPërgjithshëm në Mitrovicë, përmes Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Mitrovicë.

Pas testimit me Real Time PCR mostra ka rezultuar pozitive në SARS-CoV-2 dhe pasditen e 2 janarit 2021 rezultati i është përcjellur QRSHP në Mitrovicë dhe më pastaj autoriteteve në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Një mostër tjetër e pacientës N.Sh. (2001), Mitrovicë, është dërguar në IKSHPK e referuar nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, Prishtinë me datën 3 janar 2021 dhe e njejta ka rezultuar pozitive në SARS-CoV-2. IKSHPK njofton se mostrat e pacientes N.Sh. janë testuar sipas protokoleve të punës në laborator, si të gjitha mostrat tjera duke theksuar se IKSHPK nuk është institucion kompetent për përcaktimin e shkaqeve të vdékjeve të qytetarëve brenda spitaleve të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME