Federico Febo, avokati i Elona Kaleshas, e a kuzuara për v rasjen e çiftit Pasho në Itali, ka r rëfyer për RTV Ora se çfarë po ndodh me çështjen që po mban mbërthyer opinionin publik në Shqipëri dhe në Itali. Sipas tij, klientja e tij nuk pranon të flasë derisa të dalin përgjigjet e raportit mbi gjurmët biologjike të gjetura në vendngjarje.
“Më datë 8 janar, ditën e premte, është vendosur që Gjykata e Rishqyrtimit të çështjes në Firence të marrë në diskutim kërkesën tonë kundër masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për Elona Kaleshan”, shprehet avokati. A ka akuza të reja kundër klientes tuaj?
Avokati Federico Febo: Një nga motrat Pasho hipotezon përgjegjësinë e Elona Kaleshas në k rimin e v rasjes së prindërve të saj Shpëtim e Teuta Pasho.
Elona si i përgjigjet kësaj akuze? A është marrë përsëri në pyetje?
Avokati Federico Febbo: Elona Kalesha vazhdon të mos flasë, e para se të kërkojë të merret në pyetje, pret raportin mbi g jurmët biologjike në trupat e g jetur të v iktimave si dhe raportin përfundimtar të policisë shkencore në dy apartamentet e se kuestruar.
Prokurorja e çështjes, Ornella Galeotti, së bashku me autoritetet policore vazhdon hetimet për të gjetur motivet e këtij k rimi m akabër si dhe personat që e kanë ndihmuar Elona Kaleshan, si personi i vetëm i a kuzuar për v rasjet. Për momentin ata mbështesin tezën se Elona Kalesha është ndihmuar nga të paktën dy persona në kryerjen e këtij k rimi të d yfishtë.
36-vjeçarja Elona Kalesha, ish-e fejuara e Taulant Pashos, djalit të Shpëtim e Teuta Pashos, trupat e të cilëve u gjetën të m asakruara në katër valixhe pesë vite pas z hdukjes së tyre më 2 nëntor 2015, është e a kuzuara kryesore për ngjarjen m akabre. Katër valixhet me mbetjet t rupore të c opëtuara të çiftit Pasho u gjetën të hedhura në autostradën Firence-Piza, në afërsi të b urgut të Soleçianos.
