Janë gjetur dy shoqet nga Tirana që ishin zhdùkur nga banesat e tyre që prej datës 1 Janar. Mësohet se dy vajzat adoleshente janë gjetur në Përmet, dhe tashmë ndodhen në ambientet e kòmisariatit në gjendje të mirë shëndetësore. Burime bëjnë me dije se vajzat janë identifikuar si K. Mehmetaj dhe M.Hajdaraj, ndërsa mbeten të paqarta arsyet se pse ato janë larguar nga banesat e tyre. Vajzat pritet që të merren nga punonjësit e Pòlicisë së Tiranës, dhe të dërgohen pranë familjeve të tyre.
“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Kòmisariatin e Pòlicisë Sarandë dhe Kòmisariatin e Pòlicisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mi tura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021. Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Kòmisariatin e Pòlicisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”, njofton Pòlicia e Tiranës. Vajzat që ishin shoqe mes tyre u larguan nga banesat në datën 1 Janar, me justifikimin se po shkionin te njera tjetra, duke marrë me vete dhe kártat e identitetit si dhe një shumë të hollash. Ishin prindërit e të dyjave ato që njoftuan Pòlicinë, ku më pas u bë e mundur dhe gjetja e tyre.
