Ky është lojtari që di të mbushë sallat për evente “shtetërore”, por mbi të gjitha për të shitur pikturat e veta me llaç, të cilat i prezanton si art unik.
Po si realizohet kjo? Me një organizim që, në letër, duket perfekt.
Parrulla e Fates.
Do të jetë Kryeministri Edi Rama.
Tre ditë para eventit, njoftohen të gjitha strukturat e partisë. Organizatat vartëse mobilizohen dhe prania në sallë kthehet në detyrim moral e politik. Sallat duhet të jenë plot dhe publiku të futet të paktën 20 minuta përpara, për të krijuar atmosferën e zakonshme të entuziazmit të programuar.
Në këto evente paralajmërohet edhe pjesëmarrja e Kryeministrit, Edi Rama.
Në qendër të gjithë kësaj qëndron “gjeniu i vogël me ide të mëdha organizative” një figurë që di të kombinojë artin, pushtetin dhe sallën e mbushur.
Një model i ri suksesi, ku arti nuk kërkon më publik, por mobilizim.
Kjo nuk është një akuzë. Është një përshkrim.
Një pasqyrë e një realiteti ku arti shpesh ka më shumë nevojë për struktura sesa për talent, dhe ku duartrokitjet vijnë më herët se mendimi kritik.
Maskat, në fund, nuk bien me zhurmë. Thjesht konsumohen nga përdorimi i shpeshtë.
