Në prag të ndërrimit të viteve, deputeti socialist i qytetit të Vlorës, Fate Velaj, ka rikonstruktuar shtëpinë një familje e cila jetonte në kushte të vështira ekonomike.
5 anëtarët e kësaj familje, i janë gëzuar Vitit të Ri duke festuar në një banesë krejtësisht të re.
Pamja e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me të shkuarën.
“midis të djeshmes dhe të nesërmes – një dhuratë në natën e ndërrimit të viteve”
Postimi I Deputetit Ne FB.
Gjatë një inspektimi nëpër zonën time elektorale, hyra dhe në shtëpinë e familjes Memini në Panaja. Në një dhomë ku dyshemeja ishte e shumta baltë, ku tavani prej kashte ishte varur e po binte, ku dritaret ishin me plasmas mbuluar e në bahçe dukej një kasolle WC e ku matanë çatisë dukej qielli…pashë një vajzë që po bënte mësimet e shkollës.
Dua të falenderoj gjithë ata miq biznesmen nga Vlora që ju përgjigjen thirrjes time për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje e rindërtuar atyre shtëpinë, për të cilën dhe unë, kontribova financiarisht.
Panaja, 31 Dhjetor 2018