Categories Lajme

Fate Velaj po u grabit pronën, reagon deputeti socialist: E kam me letra që nga 1884-a

Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, në një reagim për FaxNews, ka përgënjeshtruar pretendimet e banorëve të fshatit Kaninë se ai po u merr me të padrejtë pronën e tyre. Velaj thekson se prona e tij është me letra që prej vitit 1884 dhe pretendimet e banorëve nuk qëndrojnë. Madje ai shprehet se nuk është në asnjë proces gjyqësor me banorët. Për sa i përket prononcimeve të këtyre të fundit se ekziston një vendim gjyqësor në favor të tyre, deputeti thekson se kjo nuk është e vërtet dhe nuk ka asnjë vendim gjykate kundra tij.

“Pronën e kam me letra që prej vitit 1884, skam asnjë process me banorët e Kaninës dhe nuk ka asnjë vendim gjyqësor të fituar prej tyre”, deklaroi Velaj për FaxNews. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme banorët e fshatit Kaninë në Vlorë, zhvilluan një protestë në lidhje me pretendimin se deputeti socialist Fate Velaj, i ka marrë në mënyrë të kundraligjshme një pronë prej 120 hektarësh. “Ne kemi dokumenta që nga Perandoria Osmane, nuk ka nevojë tani me ligjin 75001. Fate Velaj kërkon diçka që nuk i takon. Ne do të përshkallëzojmë protestat”.- u shpreh një banorë i fshatit.(F.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME