Categories Lajme

Fati ende mister, Artan Hoxha: Forcat Speciale po kontrollojnë imtësisht vilën e Ervis Martinajt në Surrel, afër banesës së Ramës

Gazetari Artan Hoxha ka njoftuar sot se Prokuroria ka vendosur të bastisë vilën e Ervis Martinaj, i shpallur tashmë i zhdukur prej muajsh.

Në një postim në Facebook, Hoxha tha se prej më shumë se dy orësh forcat speciale kanë rrethuar vilën ndërsa policia gjyqësore po kontrollon në mënyrë të imtësishme çdo ambjent të saj. Ai shton se burime nga drejtuesit e aksionit në Surrel, konfirmuan se veprimet po kryhen në kuadër të hetimit të SPAK në lidhje me operacionin “Plumbi i artë”.

Postimi i Hoxhës

Me ne fund prokuroria, e ndau mendjen per te bastisur vilen e Vis Martinajt, qe ndodhet vetem disa metra larg baneses se kryeministrit Edi Rama ne Surrel.
Prej me shume se dy oresh, nje numer i madh i forcave speciale kane rrethuar vilen e Martinajt ne periferi te kryeqytetit, ndersa policia gjyqesore po kontrollon ne menyre te imtesishme cdo ambjent te saj.

Vila e Martinajt, eshte e mbikqyrur nga nje sistem kamerash sigurie me rezolucion te larte, nderkohe ka dhe nje roje, i cili kujdeset per sigurine e saj.
Prokuroria dhe policia nuk kane dhene ende detaje ne lidhje me urdherin e bastisjes se viles dhe motivacionit te tij.
Burime nga drejtuesit e aksionit ne Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen ne kuader te hetimit te SPAK, ne lidhje me operacionin “Plumbi i arte”, i nisur pas deshmive te bashkepunetorit te drejtesise Nuredin Dumani.
Nuk dihet pse prokuroria eshte kujtuar kaq vone per te ushtruar kontroll, ne nje nga ambjentet ku Martinaj, ka jetuar gjate viteve te fundit.
Pas kontrollit te ushtruar 10 dite me pare ne rezidencen e familjes Martinaj ne Fushe Kuqe, ky eshte kontrolli i dyte qe ushtrohet 5 muaj nga mbremja e 9 gushtit 2022, kur Ervis Martinaj u zhduk pa lene gjurme ne nje zone ne periferi te Durresit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME