Në nisje të vitit të ri të gjithë kemi ndjeshmëri të shtuar, për atë që na pret gjatë 12 muajve të ardhshëm. Madje disa prej nesh u drejtohen edhe formave të ndryshme të parashikimit të fatit, e kur kanë mundësi, duan edhe të ndikojnë te fati. Vajza jonë i drejtohet fillimisht një fallxhoreje, duke i treguar “hallin” e madh, që e ka zënë: ka rënë në dashuri me Ditmir Bushatin dhe kërkon ndihmë për ta bërë për vete.
Fallxhorja në Astir
Vajza- Si je?
Fallxhorja- Si jeni juve?
Vajza- Si kalove? Mirë?
Fallxhorja- Mirë, mirë! M’u duk kot, se unë e kam atë
Vajza-
Fallxhorja- Për çfarë ke ardhur
Vajza- Atëherë, jam shoqëruese e nuses së Ditmir Bushatit.
Fallxhorja- E kam ngju si emër, po nuk i mbaj mend.
Vajza- S’ka gjë. Dua ta bëj për vete Ditmirin…
Fallxhorja- Aaa, të vdes unë…
Vajza- Ia kam shtrënguar njëherë dorën, jam munduar, që t’i bie në sy.
Fallxhorja- Ka pas kshu, içik drejtim teje?
Vajza- Ndoshta ka pas dhe unë s’e kam vënë re.
Fallxhorja- Unë do mundohem të të jap mbarësi ty njëherë.
Vajza- Unë mbarësi kam, unë dua thjeshtë të më bësh diçka, që ai të më afrohet, të më kushtojë vëmendje.
Fallxhorja- Do të bëj një lutje, ta shoh njëherë, se ai është dhe tip serioz pak e shoh në bisht të syrit. Po të jesh burrë dhe gru, unë të bashkoj ding…A merr vesh ti?
Vajza- Dua t’i zgjohen pëlqime dhe ndjenja ndaj meje! Këtë dua…!
Fallxhorja- Eee edhe një femër tjetër i ka bërë këtij.
Vajza- Çfarë i ka bërë?
Fallxhorja- Mos ta ketë mendjen, ta ketë mendjen ai vetëm tek ajo. Ma jep emrin tat!
Vajza- Ina!
Fallxhorja- Ina, je goc e shkathët, je goc, që e ke meritu me shku deri atje.Emrin?
Vajza- Ditmir! Ditmir Bushati!
Fallxhorja- Është merakli femrash, e di si të vëren? Të vëren me bisht të syrit, kshu krak! Unë do bëj një lutje, s’e di, Allahu e pranoftë! T’i shoh njëherë letrat. Ditmiri, a të ka pas provoku më përpara?
Vajza- Unë e kam provoku, i kam shtrënguar dorën, kur e takoj.
Fallxhorja- Ty me të bërë, që ai të jetë afër teje, se kur të sheh ai, të sheh mirë ty. E kupto? Ka shumë femra, si kanë punu për të, me e zënë. Nuk je ti e para, a kupto? Ka një çik probleme me shtetin.Nuk e ka kushedisa të dashurume vjerrën, atë gruan. E ke parë ndonjëherë në ëndërr atë ti?
Vajza- Po, shumë herë e shoh!
Fallxhorja-Jepi, o bablok rrugë, po erdhi kjo me shkri plumb, a do t’i eci mbarë kësaj? Allah Pejgamber! Hë iher kthej nga unë, pi me 5 të kuqe, do të eci mbarë, do të hap unë rriskun tënd! Do t’i bëjmë naj gjë Jetmirit…
Vajza- Ditmirit!
Fallxhorja- Ditmirit, ua si sun e gjetkam, hajde njëherë! I bën gruaja e vet.
Vajza- Çfarë i bën gruaja?
Fallxhorja- Ku di unë… Do vij goca me shkri plumb, o babloki jem, edhe ti hapet risku kësaj, o Allahu Pejgamber, hajde! Inshallah! Do vish naj ditë ti? Shtëpinë e mësove!
Vajza- Po!
Fallxhorja- Hajde shkrijmë plumb, d.m.th, ta shoh njëherë aty!
Vajza- Sa të detyrohem?
Fallxhorja- Hë njëherë, ta shoh, sa e ke bo njet ti? Hidhi ato, mirë është!
Vajza- Mirupafshim!
Në rastin e dytë vajza jonë është dashuruar më lali Erin me të cilin ka punuar ngushtësisht gjatë fushatës
Fallxhorja rruga Kavajës
Qytetarja- Si kaloni? Mirë? Ti je ajo zonja, që shikon fall?
Fallxhorja- Po unë jam, por unë i mbaj me telefon. Unë i mbaj me telefon, ndaj thashë.
Qytetarja- Nuk e dija. Unë jam marrë me fushatë, kam bërë fushatë këtu në Tiranë me Erjon Veliajn. Më përgëzonte punën time, që bëja. Në një mënyrë më stepët, në një mënyrë më afrohet.
Fallxhorja- Shiko, të del si i bllokuar sheqeri. Ku ke vajt edhe në ndonjë vend tjetër? Shiko forma e çelësit, sikur t’i kanë mbyllur gjërat.Shiko si ma bëre mishin! Ndjeve ndonjë gjë në trup tani? Unë them kështu tani, shkri një plumb! Plumbi prish sy, prish magji dhe të hap sytë aty, ku do. Unë plumb po bëja kur erdhe ti, hajde! Këtë si do ta jap unë, do ta mbash në çantë ti!
Qytetarja- Po!
Fallxhorja- Do dalësh në një rrugë kryqe dhe do hedhësh sa të kapë dora dhe do thuash: O Zot! Sikur janë 4 rrugët, kështu m’i ëmbëlso mua! Të të hapen rrugët, se për mua i ke 100% të bllokuara. Gjithë energjia negative më kalon mu.
Qytetarja- Lekët do t’i jap në fund?
Fallxhorja- Pa lekë fare sot?
Qytetarja- Jo, do të të jap edhe sot. Sa të të lë sot? Të të lë 10 atëherë?
Fallxhorja- Eh! Ashtu!
Qytetarja –Po ndonjë gjë tjetër, bën?
Fallxhorja- Po bëj, po mos uu…
Qytetarja- Çfarë?
Fallxhorja- Të gjitha gjërat i bëjmë, por vetëm magji nuk bëjmë. Lidhje, kam ujë, çefin, kycin… të gjitha i kam. Mirupafshim! /tvklan.al