Categories Lajme

Molla mbetet në pemë në Korçë, fermerët nuk kanë treg për ti shitur (Video)

Vetëm 6 km larg qytetit të Korçës, në fshatin Voskop, fermerët nuk i kanë vjelë prodhimet e tyre bujqësore sepse ka mungesë tregu. Një gjë të tillë na e tregon Xhevdet Shaholli. Ai thotë se për vitin 2018 ka shitur vetëm 10% të prodhimit. Ndërsa pjesën tjetër e ka magazinuar.

“Mollën nuk po e shesim dot në krahasim me vitet e tjera, kësaj herë po e shesim me 15 lek të reja dhe nuk pyet njeri. Në frigorifer e kemi futur atje do dhe qira për 2 – 3 muaj dhe atje është 120 lek qiraja”, sqaron ai për Top Chanmnel.

Korça është një vend i bekuar nga relievi pasi në të mund të kultivohen produkte të ndryshme bujqësore. Por është Ministria e Bujqësisë ajo që duhet të mendoje për këta fermer dhe jo vetëm. Ministria e Bujqësisë duhet të krijojë pika grumbullimi ku ata të shkojnë të paraqesin prodhimet e tyre bujqësore për tregtarët.

“S’ka treg, as në se dimë shteti e di atë që nuk i bie ndërmend se çfarë kemi se rrojmë apo jo. Gjithnjë është shitur ndërsa këtë vit nuk po pyet njeri fare. Kam 2 ha gjithsej me mollë kam mbjellë 1.8. 3 milionë do vetëm spërkatje kaq do dhe plehu se po nuk i shtive nuk bëhen. Plus punë tona vaditje dhe të tjera. Do t’i hedhim në lum. Ministria e Bujqësisë duhet të mendojë për subvencionet e fermerëve të vegjël dhe kriteret të mos jenë aq të paarritshme për ta. Po ky institucion duhet të kujdeset për cilësinë e pesticideve pasi kështu edhe konsumatori jeton shëndetshëm”, shprehet Xhevdet Shaholli.

Më tej ai tregon se është skualifikuar nga përfitimi i subvencioneve

“Vjet vajta kisha në një vend 1 ha gjysmën e kisha timen gjysmën me qira. Jo thanë duhet takesh të gjithë tënden. Vjet e tutje ua jepnin atyre sipërmarrësve për shembull në rrethin e Korçës e merrnin vetëm 5 veta”, tregon Xhevdet Shaholli.

Në të kundërt produktet bujqësore do të përfundojnë në tokë siç janë edhe sot. Ku këto mollë shërbejnë si ushqim për bagëtitë e zonës dhe minjtë e arave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME