Categories Lajme

Fatin e Saimir Tahirit e merr në dorë SPAK-u, ”lamtumirë” rikthimit në politikë

Në një kohë kur dhjetra mbështetës të tij ishin mbledhur përpara Gjykatës së Apèlit në Tiranë, në pritje të pafajësisë së tij, për Saimir Tahirin vendimi ishte i hidhur. Jo vetëm që nuk kishte pafajësi, dhe as dènim me shërbim prove, por tashmë për ish-ministrin e brendshëm gjithçka do të nisë nga e para, ndërkohë që hetimet do të merren në dorë nga SPAK, struktura e specializuar për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Duket se çështja e ish-ministrit, dikur më të pëlqyer nga Edi Rama, do të jetë një nga patatet e nxehta në dorën e SPAK-ut të sapokrijuar, për të cilin pritshmëritë janë të larta, edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Gjykatësit Dhimitër Lara, Albana Boksi dhe Nertina Kosova, e panë të urdhës që çështjen ta rikthenin për gjykim, pasi sipas tyre nuk janë marrë parasysh shumë prova dhe dyshime të ngritura më herët nga ana e prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Ish-ministri Tahiri një vit më parë është dènuar 5 vite bu.rg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dènimi u dha për shpërdorim detyre, e cila tashmë do të rishikohet. Ndërkohë që më ngushtë i ka ardhur vendimi dhe Jaeld Çelës, i cili u dorëzua vetëm pak javë më parë, me shpresën se në Apèl gjërat do të flisnin në favor të tij, dhe qendrimi në b.rg do të numërohej me muaj.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela u vunë nën ákuzë pas árrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ata pretenduan pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara. Prokuroria e Krímeve të Rènda nga ana tjetër kërkonte 12 vite b.rg për Tahirin për 3 vepra penale “tráfikim i nárkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kríminal, “kryerja e veprave pènale nga organizata kríminale”, “grup i strukturuar kríminal”

Pikërisht mosgjetja fajtor për tre ákuzat e ngritura fillimisht nga prokuroria, duket se kanë bërë që çështja e tij të kthehet në pikën zero, dhe tashmë provat të grumbullohen dhe ridëgjohen edhe njëherë nga e para. Vetë Tahiri gjatë gjithë këtyre muajve me seanca që zvarriten muaj pas muaji, është shprehur i bindur në pafajësinë e tij, ndërkohë që pikërisht ky proces gjyqësor e nxori atë jashtë politikës, duke i vendosur ende një njollë të zezë, të cilën shpresonte që sot të paktën ta hiqte.

Duket se procesi që do të rinisë nga e para, dhe seancat që do i lënë vendin njëra tjetrës, do e bëjnë Tahirin të shndërrohet në një personazh politikisht të harruar. Të paktën edhe për vitin e ardhshëm, që do të jetë një vit i nxehtë elektoral…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME