Categories Sport

“Klopp i ktheu disa birra përpara Chelsea-City, tani presim 2 ditë pushim…”

Një pritje e gjatë 30 vite… Koha kur shumë futbollistë të Liverpool nuk kishin lindur ende, mes tyre edhe Andy Robertson, një ndër mbrojtësit e krahut më të dalluar në Europë dhe kyç në formacionin e Jurgen Klopp.

“Reds” kanë nisur festën për një titull të super merituar, teksa skocezi për BBC Sport tregoi se si u përjetua ndeshja mes Chelsea dhe Manchester City… duke zbuluar edhe disa episode interesante. “Festuam në mënyrë të çmendur. Normalisht, kur De Bruyne barazoi me supergolin e shënuar, ramë disi në qetësi, por fatmirësisht, Chelsea reagoi dhe e fitoi ndeshjen. Fitore e rëndësishme për ta, por normalisht, më e rëndësishme për ne”.

“Ende po përpiqemi që të bindim trajnerin të na japë dy ditë pushim. Shpresoj që Klopp të na e plotësojë kërkesën dhe ta shijojmë këtë titull, pasi festa ka vazhduar që tani”. Por, si e përjetoi trajneri Klopp? “Piu ca birra para se të nisë ndeshja, për të qetësuar trurin. Tani Jurgen është OK, por mendoj se na duhen dy ditë pushime për të marrë veten”, përfundoi Robertson.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME