Categories Lajme

“Fatjoni nuk ka qenë asnjëherë problematik”, drejtoresha e shkollës mes lotëve për 15-vjeçarin e vrarë në Gramsh

Drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini”, është shprehur, në lidhje me ngjarjen fatale, ku një adoleshent mbeti i vrarë nga një sulm me thikë, pas një konflikti me bashkëmoshatarë të tij.

Ardiana Hasa, ka thënë për 15-vjeçarin Fatjon Bici se ka qenë një nxënës shembullor dhe se në asnjë moment nuk ka shkaktuar ndonjë problematikë, gjë të cilën e kanë thënë dhe nxënës të kësaj shkolle.

Hasa, tregon për Euronews që ngjarja e ka tronditur jashtë mase, sa edhe në intervistë ajo shihet në një gjendje të rënduar duke qarë, sakaq sjellë në vëmendje dhe dhimbjen kanë tani prindërit e Fatjonit.

Drejtoresha bën të ditur, që nuk ka pasur asnjë informacion për incidentin dhe se do të paraqitet në komisariat për t’u informuar më shumë.

Fatjon Bici, humbi jetën në një konflikt me 6 adoleshentë të përfshirë. Një konflikt i cili ka nisur ditë më parë, ku deri tani sipas informacioneve shkak kanë qenë tendencat negative të rrjeteve sociale.

Drejtoresha, Ardiana Hasa: Fatjoni ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit, ka pasur fizkulturë, ka dalë nga palestra bashkë me mësuesin e fizkulturës, ka takuar roje dhe e ka pyetur për motrën e tij nëse ka ikur apo jo në shtëpi. Pas 20 minutash më merr dikush në telefon dhe më thotë të është vrarë një nxënës.

Shkova menjëherë në spital, takoj mjekun dhe më thonë që Fatjoni kishte mbaruar. Humbi jetën në spital. Edhe kushëriri i tij ka ikur drejt Tiranës. Unë tani isha dhe me familjarët e Fatjonit. Mua po më mbyt dhimbja, mendo prindërit e tyre. Na kanë marrë jetën e një fëmije shembullor.

Nuk i njoh personat e tjerë, pasi kanë qenë nga një fshat tjetër. Nuk kam ditur që mund të ketë qenë i përfshirë në konflikte, madje para një jave prindërit kërkuan të tërhiqnin letrat, sepse do shkonin në Greqi. E kam diskutuar dhe me mësuesit e tjerë, sa keq që një djalë i mirë si Fatjoni po na largohet. Jam e tronditur, nuk di ça të them.

Fatjoni nuk ka qenë asnjëherë problematik, asnjëherë nuk i kam tërhequr vëmendjen. Marko, nxënësi tjetër, nuk ka qenë problematik, po në krahasim me Fatjonin ka qenë çamarrok. Do të flas dhe në komisariat për të ditur më mirë se çka ndodhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME