Categories Politike

Fatmir Xhafaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për arsyet e dorëheqjes si ministër

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zbulon pas shumë kohësh arsyet e dorëheqjes së tij nga ky post, duke hedhur poshtë se kjo mund të ketë ndodhur pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj vëllait të tij, Geronit, të akuzuar për trafik droge. Në një intervistë për gazetën “Dita”, ish-ministri Xhafaj thekson se e ka dhënë një herë dorëheqjen si ministër, në vitin 2002, për çështjen e vëllai të tij, duke shtuar se asgjë e re nuk kishte as në vitin 2018, kur u akuzua nga opozita.

Më tej, Xhafaj sqaron publikisht se nuk e ka dhënë dorëheqjen për akuzat e PD ndaj të vëllait të tij, pasi sipas tij, nëse largimi i tij nga detyra e ministrit do të ishte për këtë arsye, do të kishte kapitullim të shtetit kundrejt shantazhit politik dhe kriminal. Sipas ish-ministrit, nëse akuzat e PD do të ishin të vërteta, ai jo vetëm do të kishte dhënë dorëheqjen, por do të kishte marrë edhe të gjitha përgjegjësitë.

“Siç ju thashë më lart, për çështjen e tim vëllai, unë e kisha dhënë njëherë dorëheqjen si ministër në vitin 2002. Asnjë gjë të re nuk kishte ndryshe në vitin 2018 për këtë çështje, përveç telenovelës Babale të SHQUP-it!! Nëse akuza e PD-së do të ishte sadopak e vërtetë, unë jo vetëm që do të kisha dhënë dorëheqjen, por do të kisha marrë të gjitha përgjegjësitë e tjera me këtë rast, por në kushtet kur ishte shumë e qartë që gjendeshim përpara një intrige shumë të ulët, dorëheqja ime do të ishte kapitullim i shtetit kundrejt shantazhit politik dhe kriminal.

Nga ana tjetër ky sulm kundrejt meje vinte pikërisht në kohën kur Policia e Shtetit sapo kishte hyrë në një fazë të progresit cilësor në luftën kundër krimit, veçanërisht atij të organizuar. Ndoshta si asnjëherë tjetër më parë partnerët tanë i kishin ofruar Policisë së Shtetit gjithë besimin në bashkëpunimin institucional ndërkombëtar. Suksesi i punës së Policisë së Shtetit në atë kohë ishte perceptuar si i tillë edhe nga opinioni publik. Sondazhe serioze të agjencive joqeveritare vendase apo ndërkombëtare, edhe në muajt pas publikimit të audio-regjistrimit fals, tregonin për një mbështetje në rritje nga publiku ndaj punës së policisë, por edhe ndaj meje si ministër i Brendshëm. Kush dëshiron një kopje të tyre është i mirëpritur.

Edhe personalisht kisha një mbështetje të plotë nga këta partnerë për punën time si ministër i Brendshëm. Këtë mbështetje pa asnjë rezervë e pata edhe pas publikimit të audio- regjistrimit. Konfirmimi i tyre për të vazhduar bashkëpunimin ishte i plotë. Ky konfirmim shprehej edhe nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit më të lartë. E bëra këtë narrativë thjesht e vetëm për të treguar se nuk kisha asnjë arsye të lidhur me këtë çështje me punën time si ministër për shkak të së cilës duhej të jepja dorëheqjen, e aq më pak akoma ta bëja këtë akt për shkak të “Babales”, një deliranti politik dhe regjisorit dështak të telenovelës së tij”, shprehet Xhafaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME