Categories Sport

Fëmijëria e frikshme e sulmuesit 100 milionësh të Manchester United: Jetoja në geto, 20 metra larg trafikantëve të drogës

Antony, sulmuesi brazilian për të cilin Manchester United ka paguar 100 milionë euro, tregoi fëmijërinë e tij të vështirë. “Unë jetoja në zemër të lagjes së klasës punëtore. 20 metra nga shtëpia ime kishte trafikantë droge. Ndonjëherë dilja të shikoja ndeshje futbolli të dielën dhe ishte ajo erë, një erë kanabisi, që hynte në shtëpi.

“Unë isha thjesht një djalë i përulur”, – shpjegoi Antony në një intervistë shumë personale për “Sky Sports”. Për jetën e tij në geto, futbollisti 22-vjeçar saktësoi: “Nuk kisha dhomë gjumi, flija në divan.

Nuk kisha këpucë sporti për të luajtur futboll. Ka pasur raste kur vëllai, motra ime dhe unë qanim dhe përqafoheshim duke menduar për jetën tone shumë të vështirë”.

Antony, i cili iu bashkua akademisë së të rinjve të Sao Paulo në vitin 2010, kur ishte vetëm 10 vjeç, më 2020 nënshkroi për Ajax. Ai tregoi kushtet e vështira të jetesës që familja e tij duhej të duronte: “Kishte momente në mes të natës kur ngriheshim të alarmuar. Uji vërshonte në shtëpinë tonë”.

Duke kujtuar ato momente të vështira të fëmijërisë së tij, Antony donte t’ia kushtonte golin e parë të shënuar me fanellën e Manchester United familjes së tij: “Ai gol ishte për familjen time dhe tifozët. Ishte moment shumë emocionues, më lumturoi pa masë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME