Fëmijët e Princeshës Madeleine dhe Chris O’Neill, si dhe Princi Carl Philip dhe Princesha Sofje, në Suedi, kanë humbur titujt e tyre mbretëror, transmeton Gazeta Metro.
Pallati mbretëror suedez të hënën ka njoftuar se kjo familje mbretërore po ndjekë hapat e Princ Harryt dhe Dukeshës së Sussex, Meghan Markle, duke lëvizur drejt Floridës.
Pesë nipër e mbesa të mbretit Carl XVI Gustaf dhe të Mbretëreshës Silvia nuk do të pritet më të kryejnë detyrat mbretërore pavarësisht se janë anëtarë të familjes mbretërore.
“Madhështia e Tij Mbreti ka vendosur ndryshimet në Shtëpinë Mbretërore. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të përcaktojë se anëtarët e Familjes Mbretërore mund të pritet të kryejnë detyra zyrtare që janë në detyrë të Shefit të Shtetit ose që kanë të bëjnë me funksionin e Shefit të Shtetit”, lexohet në një deklaratë të pallatit.
Ndërsa, fëmijët kanë humbur titullin e Lartësisë Mbretërore, ata do të ruajnë titujt e tyre të Princit dhe Princeshës. Sidoqoftë, këto tituj do të bëhen personal dhe për këtë arsye, çdo bashkëshort ose fëmijë i ardhshëm nuk do të ketë të drejtën e titullit.
