Categories Lajme

Fëmijet qajnë për bukën e gojës, Elvis Naçi u jep shpresë

Për familjen Rrapo ky dimër është një makth i vërtetë.  Këmbëzbathur, pa ngrënë, pa rroba, të strehuar në një magazinë, sytë i mbajnë nga qielli, i luten Zotit të mos bjerë shi, ndërsa në dritaret që mungojnë, përplaset fort era.

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në fshatin Kuqar në Këlcyrë, ku banojnë rreth 19 familje, shumica e banorëve kanë ikur, pasi këtu nuk ka asgjë për të jetuar.

Hisoria që do t’ju rrëfejmë është për tej çdo  imagjinate. Kemi trokitur në derën e familjes Rrapo.

Kjo familje është prej atyre fatkeqevë që as nuk kanë mundur të ikin, por nuk po munden të jetojnë as këtu. “Aq jam mërzitur . Nuk më vjen të futem brenda por të iki drejt lumit. Nuk e dua këtë jete kështu se po vuaj” thotë gruaja, nëna e tre fëmijëve.

Familja Rrapo strehohet një këtë ambient që më parë ka shërbyer si magazinë dhe ku nuk ka asgjë. Familja 5 anëtareshe, prindërit dhe tre fëmijët e mitur të moshës 13, 11 dhe 9 vjeç po jetojnë ditët me të vështira të jetës. Fëmijët e mitur ankohen për të ftohtin, për urinë e tmerrshme. “Vetëm çorbë na u bë barku, vetëm çorbë” thotë djali i madh. Fëmijët kjo nënë i dërgon në shkollë të uritur. Buka s’ka tu japë “Pa bukë i kam dërguar në shkollë dhe e lëshoja lotin kaq, se mua më kanë ngrirë lotët se nuk i nxjerr dot” mërmërit gruaja. Vajza tregon se ka patur raste që i ka rënë të fikët në klasë “Më mori mësuesja më dha bukë pasi më ra të fikët” thotë vajza.

Kryefamiljari thotë se punon me ditë kur kap ndonjë punë, por pjesën më të madhe të kohës është në shtëpi.

Në këto kushte, dy vajzat e tjera të familjes Rrapo janë martuar në moshën 14 vjeçare, në mënyrë që të ishin një kafshatë më pak, në tyrezën bosh, e në bukën që kurrë nuk mjaftoi.

Tre fëmijët shkojnë çdo ditë në shkollë dhe u duhet të ecin përreth tre orë në këmbë vajtje-ardhje, mes shiut, baltës e të ftohtit.

“Vetëm me rroba të vjetra shkoj në shkollë, se s’kam. Rri në bangë dhe nuk bëj gjë, shokët hanë, unë s’ha”. Thirrja e fëmijëve është, ushqim, ushqim dhe vetëm ushqim. “Duam ndonjë ushqim, s’po hamë asgjë, as mish asgjë” thonë fëmijët

Këto janë kufijtë e mjerimit. Një botë që për shumëkënd duket imagjinare, e për të tjerë, si kjo familje, është një realitet i përditshëm, i dhimbshëm, i frikshëm dhe shkatërrues.

Historia e fëmijëve që kishin veç një dëshirë, të kishin bukë në tavolinë preku shumë shikues. Elvis Naçi shkoi personalisht për ti takuar fëmijët, për tu dhënë shpresë. Elvisi pa nga afër kushtet e mjerueshme ku jetojnë fëmijët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME