Categories Lajme

Fenomeni/ Ka qytetarë që e mbajnë të fshehur infektimin, marrin mjekim interneti

Veç rritjes së rastit të infeksioneve me Covid në vendin tonë, një fenomen tjetër i shfaqur rishtazi po shndërrohet në një rrezik real dhe burim infeksioni. Bëhet fjalë për njerëz që shfaqin simptomat të koronavirusit, por e mbajnë të fshehur dhe kurohen vetë duke u bazuar në informacione në internet. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj,i ftuar në Ora News apeloi qytetarët që për çdo shqetësim të shëndetit të tyre të kontaktojnë mjekun e familjes ose 127 dhe është mjeku që përcakton nëse ata kanë Covid apo jo,  por edhe kurën përkatëse.

BratajKa diçka që është shqetësuese. Ka njerëz që janë të sëmurë, kanë shenja dhe simptoma, kërkojnë këshillim, nuk kërkojnë tamponë, nuk duan të regjistrohen, duan të ruajnë anonimitetin sepse kanë frikë se do të merret vesh se janë të infektuar nga Covid. Kjo është akoma më e rrezikshme.Ka njerëz që shenjat e para i kurojnë vetë. Bëra një status para ca ditësh: Jo mjekim interneti.

Qarkullojnë protokolle të ndryshme ku gjithë medikamentet janë të përziera njëra me tjetrën por çdo terapi është rast pas rasti vetëm me këshillë mjekësore. Filloje me mjekun e  familjes ose 127 dhe pastaj kalo te specialisti, pneumologo ose infeksionisti për të zgjidhur problemin. Kjo përqindje njerëzish e këtij mentaliteti është burim infeksioni. Veç faktit që nuk do që ta dinë të tjerët dhe e kuron vetë, nuk respekton as karantinën dhe nuk ke si ta monitorosh. Pavarësisht se tani ka edhe sëmundje të tjera, për çfarëdo lloj shenje duhet kontaktuar me mjekun.E përcakton mjeku specialist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME