Categories Lajme

Fenomeni/ Niveli i ujit shkoi 1 metër, peshkatari nga Vlora: Kam 30 vite në det dhe s’kam parë kurrë baticë të tillë

Gjiri i Vlorës u përball të marten me një fenomen të pazakontë. Banorët përgjatë vijës bregdetare u shokuan kur uji I detit depërtoi në trotuare, banesa, biznese pranë portit të peshkimit në Radhimë. Trageti u nis sot nga Vlora drejt Brindisit, me 12 ore vonese per shkak te detit te trazuar me dallge te larta.

Fenomeni nuk u shfaq vetëm në Vlorë, por dhe në Borsh, ku batica arriti deri tek hotelet përgjatë vijës bregdetare. Këtë të mërkurë, situate është më e qetë, por peshkatarët tregojnë se uji ka prekur pajisjet dhe mjetet e punës.

“Na ka shkaktuar disa dëme në varka por janë të riparueshme”.

Sherif Durmishi,  cili ka nje jete ne det flet per ndryshimet klimatike që ndikojnë në baticat detare.

“Unë kam 30 vite që punoj në peshkim dhe nuk kisha parë ndonjëherë baticë të tillë”, tha ai, duke shtuar se është fenomen që s’ka ndodhur më parë”.

Rritja e nivelit të detit ka qenë dukshëm më e madhe, duke arritur gati në 1 metër, ndersa baticat e zakonshme shkojne deri ne 40 cm.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME