Categories Lajme

Nga kampet e Sirisë në Turqi, përse Eva Dumani rrezikoi dënimin me burg

Dalja e Eva Dumanit nga kampet e Sirisë i ngjan operacioneve sekrete të CIA-s, gjatë luftës së ftohtë, në nxjerrjen e bashkëpunëtorëve dhe agjentëve, nga brenda Rusisë, në kufirin me Finlandën.

Zbulohen detaje të reja nga beteja e fundit 12-vjeçare e Xhetan Ndregjonit për të riatdhesuar mbesën, e çuar në Siri, pa dëshirën e saj, në vitin 2014 prej të atit Shkëlzen Dumani, mbetur i vrarë atje. Ka pasur dy faza sfiduese, si për dajën e saj përfshi autoritet shqiptare, deri në mbërritjen e saj të shtunën e shkuar në Shqipëri. Faza e parë është dalja e Evës nga kampi Al Hol, e më pas udhëtimi nga qyteti Idlip në Sirinë veriore, drejt Turqisë.

Faza e dytë është hyrja dhe qëndrimi në Turqi, ku janë shfaqur probleme duke i rrezikuar asaj dhe disa personave të tjerë burgun. Në kushtet kur Eva nuk kishte një pasaportë të vlefshme për të udhëtuar, ajo është futur ilegalisht në territorin turk, me ndihmën e një zyrtari të inteligjencës siriane. Qeveria turke pranon hyrjen nga Siria vetëm të shtetasve turq dhe sirian. Njëzetvjeçares shqiptare i është komunikuar një urdhër arresti provizor për kalim të paligjshëm kufiri nga xhandarmëria turke.

Në këtë moment tek shërbimi inteligjent turk MIT, kanë ndërhyrë autoritet e inteligjencës shqiptare. Garancitë përfshi informacionet e dhëna nga SHISH dhe Drejtoria e Antiterrorit, përshpejtuan deportimin e Eva Dumanit nga Turqia drejt Shqipërisë dhe më kryesorja u mundësua mos-dërgimi i saj në qendrat e dëbimit e pritur atje me javë të tëra në përfundimin e procedurave. Ajo u mbajt  nën monitorim në distancë, nga inteligjenca turke në shtëpinë e Evren Kaya me orgjinë shqiptare në qytetin Adana.

Komunikimet e inteligjencës shqiptare me ato turke fillimisht ndaluan një arrestim të mundshëm të saj dhe më pas përballjen me drejtësinë atje për veprën penale të hyrjes ilegalisht në Turqi. Mësohet se lëshimi urdhrit të dëbimit drejt Shqipërisë u shoqërua me ndalimin e futjes në Turqi për pesë vite. Disa javë më parë një grua nga Kosova e larguar nga kampi Al Hol, bashkë me 3 fëmijët e saj, kishte mundur të shkonte në një pikë kufitare mes Sirisë dhe Turqisë por nuk u lejua të hynte në territorin turk.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME