Categories Sport

Ferdinand zbulon sekretin e Ronaldos: Ka 10 persona në shtëpi që kujdesen për të!

Ish-futbollisti i Manchester United, Rio Ferdinand ka zbuluar sekretin e Cristiano Ronaldos, se si ai të jetë më i miri në botë edhe pse tashmë në moshën 34 vjeç. Ata kanë luajtur së bashku nga viti 2003 deri në 2009, teksa Ferdinand ka treguar se Cristiano ka punonjës që e ndihmojnë për të qëndruar në nivele të larta.

“Ronaldo është i pari që kam parë të investojë në një skuadër për veten. Më kujtohet njëherë shkova në shtëpinë e tij e gjeta rreth 10 persona në dhomën e tij. E pyeta dhe më tha se ishin kuzhinieri, fizioterapistja, trajneri personal i tij. Kur u largua nga United ishte më i miri në botë e nëse do ti jepja një këshillë të rinjve do ti thosha të investojnë tek vetja në të njëjtën mënyrë, natyrisht me burimet e duhura.

Rio Ferdinand has revealed how impressed he was at Cristiano Ronaldo's work off the pitch

Për Cristiano mund të flas për orë, ashtu si për LeBron James. Ronaldo është 34 vjec dhe është ende një nga më të mirët në botë, pasi ka qenë gjithnjë një nga dy të parët për më shumë se një dekadë e, ashtu si ai, LeBron ka qenë në majën e NBA për 17 sezone. Një gjë e paparë. Ronaldo e LeBron kanë gjetur rrugën e duhur: të dy kanë investuar në një skuadër për të bërë që fiziku dhe mendja të japin gjithnjë maksimumin”, deklaroi Rio Ferdinand për “Goal.com”.

Image result for rio ferdinand ronaldo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME