Categories Lajme

Fermerët e Frakullës: Prodhimi ynë s’ka pesticide, shteti ta verifikojë

Fermerët e Frakullës në Fier, të cilët merren me kultivimin e luleshtrydhes po hasin vështirësi të shumta, duke filluar nga sigurimi i tregut për shitje deri te rënia e çmimit të prodhimit.

Prej një jave çmimi i luleshtrydhes së Frakullës ka pësuar ulje të ndjeshme, ku nga 150 lekë për kilogramë, sot tregtohet me 40 lekë për kilogramë. Fermerët thonë se prodhimi i tyre është brenda parametrave dhe nuk përmban pesticide të dëmshme.

Për shkak të ngërçit në treg fermerët thonë se luleshtrydhet po kalben në serra, ndërsa do të detyrohen të hedhin të gjithë prodhimin në lumë.

Ata pohojnë se ky është viti më i vështirë për kultivuesit e luleshtrydhes, ndërsa të gjendur në prag të falimentit ata kërkojnë ndihmën e institucioneve shtetërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME