Categories Covid-19

Festa e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ 18 të humbje jete nga COVID në shtëpinë e të moshuarve

Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një shtëpi të moshuarish në Belgjikë pas infektimit me koronavirusin e ri pas vizitës së një “Babagjyshi” i cili shkoi në azil për t’u dhënë gëzim me rastin e festave të fundvitit. Siç raportohet, 121 banorë dhe 36 punonjës jenë sëmurë pasi një person i veshur me kostum të Babadimrit vizitoi shtëpinë e pleqve në qytezën veriore Mol në fillim të dhjetorit.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se 18 nga personat që u sëmurën pas vizitës kanë v dekur deri më tani dhe se studimet laboratorike janë duke vazhduar për të përcaktuar burimin e saktë të virusit. “Rezultatet e punës së kryer për të përcaktuar burimin e infeksioneve nuk kanë marrë fund ende. Tani për tani nuk është e mundur të dihet kush është burimi”, tha Wim Caeyers, kryetari bashkisë së qytezës Mol.

Më parë ishte raportuar se personi që vizitoi të moshuarit për t’ua ngritur moralin ishte i infektuar me COVID-19. Mediat belge kishin raportuar se djali i një prej banorëve të azilit kishte veshur rroba të Babadimrit dhe së bashku me disa të afërm, donte t’u jepte moral atyre, me çka disa ditë pas vizitës u paraqitën raste me COVID-19. Nga fotografitë e zbuluara të vizitës u vërejt se shumë persona qëndruan pa maska.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME