Categories Lajme

Festa që alarmoi autoritetet franceze, 2500 persona thyejnë rregullat anti-Covid dhe mblidhen për të festuar së bashku si ‘të çmendur’

Rreth 2500 persona morën pjesë në një festë të paligjshme të Vitit të Ri në Francën veriperëndimore, duke u përplasur me dhunë me policinë e cila nuk arriti ta ndalonte atë dhe duke shkaktuar shqetësim se ngjarja mund të përhapte coronavirusin, thanë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, policët lokalë u përpoqën të “parandalonin këtë ngjarje por u përballën me armiqësi të ashpër nga shumë persona” të cilët i vunë zjarrin njërës prej makinave të tyre dhe hodhën shishe dhe gurë. Siç është bërë e ditur më tej, të pranishmit kishin ardhur nga e gjithë Franca dhe madje edhe jashtë vendit.

“Kontrollet e policisë po ndodhin përreth vendit. Paralajmërimet verbale po u jepen të gjithëve që të largohen”, kishte shkruar policia në rrjetet sociale. Kështu që prokurorët kanë hapur një hetim mbi organizimin e paligjshëm të një tubimi muzikor dhe dhunës së paramenduar ndaj autoriteteve.

Duke folur më vonë, zëdhënësja e ministrisë së brendshme Camille Chaize tha se kishte pasur “armiqësi të madhe, dhunë të madhe” kundër forcave të rendit dhe ligjit, pa treguar nëse policia ishte në gjendje të hynte në “vendin e tërbuar”. Tubime të tilla masive janë rreptësisht të ndaluara në të gjithë Francën për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe një shtetrrethim mbarëkombëtar që në orën 20:00 – i cili nuk u hoq as për Vitin e Ri – zbatohet në të gjithë vendin.

Raportet thanë se festa u zhvillua në një depo bosh që i përkiste një kompanie magazinimi. Automjetet me tabela nga e gjithë Franca ishin parkuar në atë vend.

Autoritetet franceze kanë qenë të shqetësuar për ahengjet masive të zjarrta gjatë gjithë pandemisë, por nata e Vitit të Ri ishte një shqetësim i veçantë. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka bërë të ditur se 132,000 oficerë policie u vendosën në të gjithë Francën për festimet e Vitit të Ri për të garantuar sigurinë.

Ministria franceze e shëndetësisë raportoi 19,348 infeksione të reja me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit të premten, pak më pak se e enjtja prej 19,927 dhe shumë më poshtë se e mërkura prej 26,457. Totali i rasteve kumulative të Francës tani qëndron në 2,639,773, i pesti më i lartë në botë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME