Categories Lajme

Kaloi Vitin e Ri në punë, infermierja Elena Dushku rrëfehet me lot në sy: Sa do të doja të isha në shtëpi

“Sot jam në punë, njejtë si çdo ditë tjetër të vitit. Për ne njerëzit e shëndetësisë nuk ka pushime edhe kur janë festat,” tregon Elena Dushku, një vajzë e re 25-vjeçare e cila punon si infermiere. Mes ngazëllimit e dëshirës së rinisë për të festuar dhe profesionit human të infermierit, Elena ka zgjedhur profesionin.

Ashtu e çiltër e thjeshtë dhe me humanizmin që karakterizon çdo njeri të mjekësisë, Elena tregon se natën e vitit të ri do ta kalojë pranë pacientëve dhe jo familjarëve të saj.

“Të festosh Vitin e Ri në punë, aq me pak në këtë vit që nuk ka qenë aspak e lehtë për të gjithë ne është e vështirë dhe e bukur njëkohësisht. Viti i ri është një festë që festohet nga të gjithë ne dhe gjithësecili prej nesh dëshiron që në këtë natë të jetë pranë familjarëve të tyre ashtu siç do dëshiroja e unë. Do doja shumë të isha pranë familjes time, për të harruar çdo gjë të keqe që kaluam këtë vit dhe për të uruar një vit tjetër plot lumturi. Por është njëkohësisht i bukur sepse jam pranë pacienteve që kanë nevojë për ne, për të festuar me ata dhe per t’ia bërë akoma më të bukur këtë natë edhe pse në spital,” tregon 25 vjeçarja.

Me sytë të mbushur me lot Elena i tregoi Gazetës “Si” se ky vit kishte qenë i vështirë për të dhe familjen e saj, pasi të gjithë së bashku kishin kaëuar Covid-19. Ajo shpjegon se “pushimet” e saj në shtëpi përpara 3 muajve nuk kishin qenë aspak të bukura dhe pikërisht për këtë fakt prindërit e saj ishin të mërzitur pse ajo nuk ishte në shtëpi për vitin e ri.

“Profesioni jonë të bën të zgjedhësh. Dhe dashuria e madhe për këtë punë bën që të jesh në këtë punë kurdo herë. Unë kam punuar edhe gjatë tërmetit dhe pandemisë, ka qenë një vit vërtet i vështirë, ku më shumë nuk i kam parë famiëjarët se sa kam ndenjur me ta, por pavarësisht gjithçkaje kjo punë më bën të lumtur,” i thotë Elena Gazetës “Si”.

Më tej infermierja e re në profesion tregon se gjatë ditëve të vitit të ri kujdeset edhe për pacientë të tjerë jashtë spitalit. Pasi kaloi mbi supe infeksionin e rëndë të Sars-Cov-2, Elena vendosi të jepte shërbime pa pagesë për persona të tjerë me Covid, që kishin nevojë për asistencë mjekësore. Nëpërmjet, njohjeve të ndryshme ajo ka ndihmuar shumë pacientë të prekur nga Covid, të cilët vijon t’i ndjekë edhe përgjat festave.

“Të festosh vitin e ri në spital apo sëmurë asnjë nuk e deshiron.Por jeta të përball me situata shumë të vështira që duhet t’i kalojmë. Ndihem keq kur shoh pacientët e sëmurë, ndërkohë që të tjerët janë duke festuar, por asnjëherë nuk e tregoj ndjeshmërin që përjetoj dhe gjithmon jam shumë motivuese në këto situata. Pacientët i kanë përjetuar shumë keq vështiresit e këtij viti dhe pavarësisht që bëjën sikur buzëqeshin ata ndihen shumë të mërzitur, por kjo është një ndër detyrat e mia fillestare, t’i motivoj të jenë të qetë,” shpjegon infermierja.

Ndërkaq profesioni nuk e ka kalitur këtë të re, por dashuria që ka për të është me e madhe se sa dëshirat për të festuar pa menduar për dikë që ka nevojë për ty. Ajo shpjegon se infermieria ëahtë një profesion shumë human dhe aspak i lehtë. Si tregon edhe Elena duhet të jesh në punë pavarësisht çdo gjëje.

“Në këtë profesion duhet të sakrifkosh dhe rrezikosh veten për të ndihmuar të tjerët,” shton infermierja që mban në dorë disa letra me të dhënat e një prej pacientëve të saj. Marrë nga Gazeta Si

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME