Categories Lajme

Festat e fundvitit, sekuestrohen 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë në Tiranë e Vlorë

Në prag të festave të fundvitit u sekuestruan 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë në Tiranë e Vlorë. Policia ushtroi kontrolle në 447 dyqane të ndryshme dhe tregje të shumicës ku u konstatuan fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike. “Në Tiranë u sekuestruan 95 fishekzjarrë dhe 160 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese ndërsa në Vlorë 40 kapsolla”- njoftuan unifromat blu. Njëri prej pronarëve të një dyqani është ndëshkuar me masë administrative.

Policia e Shtetit u bëri të gjithë tregtarëve të shumicës dhe pakicës që të mos tregtojnë dhe përdorin kapsolla e fishekzjarrët pasi do përballen me ligjin. Materialet hetimore në ngarkim të pronarëve të subjekteve i kanë kaluar Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME