Categories Lajme

Festat e Nëntorit, Manastirliu: Mos dilni nga shtëpia, shqetësim thyerja e karantinës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në prag të festave të nëntorit u ka kërkuar qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë. Patriot është ai që rri në shtëpi, tha ministrja, jo ai, që del për të festuar në këtë periudhë.

“Do të jemi shpejt në një periudhë festash të nëntorit, të gjithë duhet ta vendosim në plan të parë, një element shumë të rëndësishëm kufizimin e kontakteve. Patriot do të jetë ai që do të dojë veten dhe të afërmin duke ndenjur pranë familjes. Kjo është ndihma” tha ajo.

Shqetësimi kryesor sot i ministers është thyerja e karantinës. “Nëse ka një shqetësim është a bëhet shkak një peson i dyshuar pozitiv apo i testuar pozitiv, shkak për të infektuar shumë të tjerë. A duhet të jemi vallë më të përgjejgjshëm kundër këtij armiku të padukshëm. Këtu është detyra dhe qëllimi i punës sonë” tha ajo.

Në fjalën e saj për mediat, ministrja pranoi vonesën pak ditë më parë për përgjigjet e testeve, por shtoi se tashmë ai problem ka kaluar. “Duhet ta themi, që edhe ju e keni mirëkuptuar tashmë momentin e javëve më parë kur ka pasur një rritje të numrit të testimeve, është tejkaluar si një problematikë momentale.

Aktualisht më shumë se 70% e rasteve, që lidhen me simptomat, mësuesit, kategoritë prioritare, që janë në spitale apo që janë me simptoma me skeda të përcaktuara, dhe në mënyrë urgjente futen në testimet e laboratorëve tanë, patjetër është që të kemi një kohë sa më të shpejtë në marrjen e analizës. Por asnjë qytetar nuk do të mbetet pa trajtuar” përfundoi Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME