Categories Lajme

Festë në kohë covidi, gjobiten tre pronarë lokalesh

Tre pronarë lokalesh janë gjobitur me gjobë një milion lekë në Shkodër. Uniformat blu njoftojnë se masa admistrative është vendosur pasi këto subjekte kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Tre lokalet në fjalë organizuar ceremoni festive në kundërshtim me rregullat, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Njoftimi i policisë: Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve, pasi kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 3 lokale në të cilat ishin organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve E. F. , M. Ç. dhe N. N. masën administrative 1.000.000 lekë secilit.Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e  përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME