Se dardha nën dardhë bie në familjen e Messit, e ka vërtetuar Mateo, djali katërvjeçar i yllit argjentinasit të Barcelonës duke e imituar festimin e golit të babait të vet. Skautët e futbollit me siguri se do ta kenë gjithë vëmendjen në birin e Lionel Messit, pasi Mateo është parë duke e shënuar një gol dhe më pas duke festuar tamam në stilin e babait.
Mateo është fëmija i mesëm në familjen Messi. Thiago është vëllai i tij i madh, i lindur tre vjet para tij, ndërsa Ciro i vogël u lind në vitin 2018. Bashkëshortja e Messit, Antonella Roccuzzo, e ka postuar një video të Mateos duke shënuar gol dhe duke festuar si Messi.