Categories Showbiz

Festivali i 59-të, Xhesika Polo në garë me një këngë himn

Paçka se jetojmë një normalitet të udhëhequr nga Covid-19, jeta vijon. Festivali i Këngës në RTSH, tashmë në edicionin e 59-të nuk do të mbahet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve, por në një ambient të hapur për shkak të pandemisë.

Në garë për çmimin e madh janë 26 artistë, dhe në mesin e tyre është edhe këngëtarja Xhesika Polo. Ajo do të ngjitet në festivalin e madh me një këngë himn për nënën e saj, e cila humbi betejën nga kanceri i gjirit. ”Është krijuar me shume dashuri. Ka shumë dhimbje dhe dashuri në këtë këngë. Vështirë të këndohet për humbjen më të madhe në jetë, ama jam e lumtur që ajo më degjon nga lart! Uroj të vij pranë zemrave tuaja me këto nota e fjalë”,-shkruan artistja në Instagram.

Polo ngjitet për herë të tretë në skenën e Festivalit të Këngës. Ka qenë në këtë skenë në vitet 2016 dhe 2017. Ajo ka nisur rrugëtimin e saj në muzikë në “X-Factor Albania” duke u renditur e treta në garë. Ka marrë pjesë dhe në shume konkurse muzikore dhe ka fituar disa çmine në “Kënga Magjike“. Këtë vit vjen në Fest 59 me këngën “Më mbron” Si çdo vit do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ku do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë dhe fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME