Categories Sport

Festivali i motorëve në Korçë mbledh mbi 600 motoçiklistë nga Shqipëria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

“Riders Legend Korça” rikthen për herë të pestë në qytetin e Korçës, grupe motoristësh nga rajoni. Me një pjesëmarrje prej më tepër se 600 motoristësh, e të apasionuar me këtë lloj sporti, prej pasdites e deri në mesnatë kanë shijuar atmosferën fantastike. Organizatorët e këtij eventi kanë treguar rëndësinë e veçantë që ka ky aktivitet, pasi sjell një frymë të re për qytetin, krahas atraksioneve që i njohim të gjithë.

Motoristë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia por edhe nga Suedia, kanë marrë pjesë në këtë event, duke udhëtuar nga qytetet e tyre drejt Korçës, disa për herë të parë por edhe nga ata që rikthehen me mbresa për qytetin.

Edhe për vizitorët e huaj, të jesh në një event të tillë sjell kënaqësi dhe adrenalinë, duke premtuar se do të rikthehen edhe në evente të tjera.

Simeon Stojceski nga Maqedonia : “Është hera e dytë që vij në Korçë, dhe është një organizim shumë i mirë. Jemi shumë të kënaqur edhe nga bashkëpunimi me grupin e Korçës, prandaj ju bashkuam ftesës së tyre për të qenë këtu. Patjetër që do të kthehemi sërish, e sigurt. Jemi këtu me vëllezërit tanë.”

Marjan Veleski nga Maqedonia : “Vijmë nga Maqedonia dhe mendoj se kjo festë është perfekte. Qyteti është i bukur, çdo gjë është ok. Do të kthehemi sërish, 100% po.”

Marios Delivos nga Greqia : “Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Vijmë nga Selaniku. Është hera e parë për ne këtu, dhe vendi është shumë i bukur, dhe ky event duket i mirëorganizuar nga shokët tanë. Kemi ardhur rreth 10 veta nga grupi, dhe do të donim të ktheheshim sërish.”

Motoristët kanë dhuruar një spektakël për qytetin, duke ekspozuar motorrat në një “xhiro” në bulevardet kryesore të qytetit të Korçës. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME