Categories Lajme

Feston sot 94-vjetorin, Meta uron mbretëreshën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka uruar pak minuta më parë mbretëreshës Elizabeth-a II, 94-vjetorin. Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

Madhëria Juaj, Elizabeth II,

Në ditëlindjen e 94-të të Madhërisë Tuaj, më lejoni që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe më të mira për Madhërinë Tuaj.

Në një përvjetor kaq të rëndësishëm, populli britanik, i gjithë Komonuelthi dhe shumë miliona njerëz në mbarë botën gëzohen, admirojnë dhe nderojnë jetën Tuaj të jashtëzakonshme, udhëheqjen Tuaj të gjatë dhe të dalluar, si dhe angazhimin Tuaj ndërkombëtar dhe publik ndër vite. Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time për marrëdhëniet e gjata dhe miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Duke ritheksuar urimet e mia më të mira për shëndetin dhe mirëqenien Tuaj si edhe për begatinë e Mbretërisë së Bashkuar, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, vlerësimin dhe konsideratën time më të lartë. 🇦🇱🤝🇬”. Me 6 shkurt 1952, ditën e vdekjes së atit të saj Xhorxh VI, Elizabeth u shpall nga këshilli për trashëgiminë e fronit si mbretëreshë. Kurorëzimi në fron zyrtarisht u mbajt më 2 qershor 1953 në kishën kryesore anglikane Ëestminster Abbey në Londër, 16 muaj pas vdekjes së babait të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME