Vlorë/ Sot, Kryetari i Dhomës së Tregtisë Vlorë, z. Arben Breshani i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë 600 maska mbrojtëse.
Ky donacion u bë për t’iu ardhur në ndihmë punonjësve të Policisë, sidomos atyre që punojnë çdo ditë në terren për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shprehim falënderimet tona për vlerësimin e bërë në shenjë solidariteti dhe respekti për punën e Policisë së Shtetit.

