Ka nisur me plagosje viti i ri 2019. Një 31-vjeçar nga Fieri mësohet se është lagosur me armë zjarri. Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal ku po festohej Viti i Ri. I plagosuri është shtetasi me iniciale J.S, i cili ka shkuar në spitalin e Fierit rreth orës 5 të mëngjesit. I riu ka qenë i dehur dhe nuk ka treguar asgjë si mund të ketë ndodhur ngjarja. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.
Categories
Lajme
Fier, 31-vjeçari plagoset në festën e ndërrimit të viteve
